Donald Trump, gjatë mbledhjes inauguruese të Bordit të Paqes, u shpreh se ky bord është “shumë i rëndësishëm.”
Ai theksoi se në mendjen e tij ky është “bordi më i rëndësishëm, sigurisht për sa i përket fuqisë dhe prestigjit. Nuk ka pasur kurrë diçka të përafërt me këtë”.
Gjithashtu, Trump kritikoi ato shtete që refuzuan të pranojnë ftesën e tij për t'iu bashkuar bordit.
“Pothuajse të gjithë e kanë pranuar, dhe ata që nuk e kanë bërë, do ta bëjnë. Disa po përpiqen të bëjnë pak si të zgjuar, por kjo nuk funksionon, nuk mund të bëni të zgjuarin me mua,” u shpreh ai.
Trump e sheh Bordin e Paqes si një rol më të gjerë në zgjidhjen e konflikteve globale, një ide që disa shtete e shohin si një kërcënim.

