Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Nuk ka ende një vendim për zarfet e Greqisë, KAS shtyn mbledhjen për një moment të dytë: Do të njoftohen paraprakisht edhe palët

Shkruar nga Newsbomb
Nuk ka ende një vendim për zarfet e Greqisë, KAS shtyn mbledhjen
KAS

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve ka shtyrë mbledhjen për të marrë vendimin për zarfet e Greqisë. 

Në mbledhjen e sotme, pasi dëgjoi pretendimet e palëve për votat nga Greqia, vendosi ta shtyjë vendimarrjen në një moment tjetër, për shkak të kompleksitetit të çështjes. 

Megjithatë, nuk u dha një datë apo orë tjetër, teksa drejtues i KAS sqaroi se për këtë do të njoftohen paraprakisht edhe palët. 

“Për shkak të kompleksitetit të çështjes, por për shkak se mund të ndodh që edhe Komisioni Rregullator të marrë ndonjë vendim tjetër ndërkohë, do ta shtyjmë shpalljen për një moment tjetër dhe do të njoftojmë paraprakisht edhe palët në lidhje me orën e saktë, ose datën, nëse do jetë një datë tjetër. Në këtë moment e deklaroj të mbyllur seancën”, tha drejtuesi i KAS.

 

 

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese