Hapësire reklamuese

Politikë

Nis zyrtarisht procesi i votimit në të gjitha qarqet e Shqipërisë

Shkruar nga Newsbomb
Nis zyrtarisht procesi i votimit në të gjitha qarqet e
Foto ilustruese

Nis zyrtarisht procesi i votimit në të gjitha qarqet e Shqipërisë.  3,713,761 shqiptarë i drejtohen sot 5,225 qendrave të votmit për të zgjedhur qeverinë vendore dhe përbërjen e Kuvendit.

Sakaq 245 935 vota kanë mbërritur nga shqiptarët e diasporës nëpërmjet postës, një risi kjo në këto zgjedhje parlamentare. Ndërkohë 114,642 qytetarë ushtrojnë sot për herë të parë të drejtën e votës, ndërsa 1,081 zgjedhësve ju ndalohet të votojnë për shkak të ligjit të dekriminalizmit lidhur me krimet e rënda që kanë kyer më parë.

Procesi i votimit është hapur zyrtarisht në orën 07:00 dhe pritet të mbyllet në orën 19:00 të mbrëmjes. Pas kësaj ore, të vetmit qytetarë që mund të votojnë, janë ata që kanë mbetur në rradhë në qendrën e votimit.

Sakaq vonesa pritet të ketë në qendrat e votimit në zonat rurale të disa qyteteve ku kryesisht raportohet për mungesë të materialeve zgjedhore apo dhe të komisionerëve pjesëmarrës. Në terren gjithashtu ka një forcë të shtuar të policisë me qëllim garantimin e një procesi zgjedhor të qetë dhe pa probleme.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese