Redjan Krali, ish-kryebashkiaku socialist i Kavajës, ka publikuar një fotografi me Fatos Nanon dhe thotë se do ta kujtojë gjithmonë me mirënjohje, dashuri dhe respekt, për njeriun dhe politikanin e klasit që ai ishte.
Jo vetëm socialist, por Redjani ka lidhje të ngushta familjare me Fatos Nanon sepse është nipi i tij. Gjergj Krali, babai i ish-kryebashkiakut është kushëriri i parë i Fatos Nanos, djali i tezes.
"Lamtumirë Mentori im... Për mua nuk ishe vetëm i afërm, por një udhërrëfyes dhe një lider që më frymëzoje me mençuri e forcë. Do të të kujtoj gjithmonë me mirënjohje, dashuri dhe respekt të thellë. U prehsh në paqe", shkruan ish-kryebashkiaku.
Ish-kryeministri dhe një nga njerëzit më të rëndësishëm të politikës shqiptare, Fatos Nano, ka mbyllur sytë përgjithmonë këtë të premte, datë 31 Tetor 2025. Ai ndodhej në terapi intensive dhe mjekët nuk kanë mundur ta zgjojnë.
Ish-kryeministri Fatos Nano ishte prej 22 ditësh në terapi intensive, në një nga spitalet private të kryeqytetit dhe ndërroi jetë zyrtarisht sot në orën 14:00.
Burime për Newsbomb.al bëjnë me dije se gjendja shëndetësore e liderit historik të Partisë Socialiste, ka qenë e rëndë. Pavarësisht ndihmës së bluzave të bardha, Fatos Nano nuk ka dhënë asnjë reagim ndaj ngacmimeve të jashtme të provokuara nga mjekët.

