
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha është duke mbajtur një konferencë për media ku ka komentuar edhe maskrën e shënuar ditën e djeshme në Shkodër, ku u vranë tre persona dhe njëri ndodhet në spital në gjendje të rëndë.
Berisha ka bërë edhe një akuzë të fortë, duke thënë se ka qenë një efektiv i policisë që ka devijuar rrugën dhe ka nxjerrë pritë Arlind Bushatin dhe Hamza Lici.
“Ishte e paralajmëruar dhe kishin çdo të dhënë për përgatitjen e saj. Nuk kam të sigurt burimin, por në pritë i nxori dikush nga policia që u devijoi rrugën Licit dhe Bushatit”, tha Berisha ndër të tjera.
Kujtojmë që nga atentati ditën e djeshme tre persona humbën jetën, mes tyre edhe një grua e pafajshme. Hamza Lici, vëllai i Ibrahim Licit dhe Arlind Bushati ishin dy të rinjtë të cilën u qëlluan me breshëri automatiku nga 3 persona ende të paidentifikuar.
Rreth orës 15:50, në aksin rrugor “Shkodër-Koplik”, në Dobraç, 3 persona të paidentifikuar qëlluan me breshëri kallashnikovi në drejtim të mjetit tip “Benz” me të cilin po qarkullonin Hamza Lici dhe Arlind Bushati.
Si pasojë e të shtënave humbi jetën në vendin e ngjarjes Hamza Lici, ndërsa 32-vjeçari u transportua në spitalin e Shkodrës në gjendje të rëndë për jetën. Prej orësh i riu po luftonte për jetën, mirëpo plumbi që kishte marrë në kokë rezultoi fatal për të dhe humbi jetën gjatë mbrëmjes së djeshme.
Deri më tani ende nuk është e qartë se kush ishte "shënjestra" e atentatit, Lici apo Bushati. Ndërkohë kujtojmë se Bushati pak javë më parë denoncoi në Policinë e Shkodrës një kërcënim e me armë zjarri që kishte ndodhur në pedonalen e qytetit.
Pjesë nga deklarata e Berishës:
Tre qytetarë u ekzekutuan dhe 1 i katërt lufton me vdekjen në shtratin e reaminacioni. Shpeh ngushëllimet më të ndjera familjes Basha për tragjedinë që u ndodhi, familjes Bushati dhe familjes Lici.
Asnjëri nga ata që humbën jetën nuk rezulton të ketë pasur gjer sot asnjë problem me drejtësinë, në veçanti çifti Basha. U gjendën rastësisht në vendin e pritës, teksa ktheheshin nga puna në fermën e vogël me të cilën mbanin fëmijët.
Masakra e djeshme është vazhdim i një seri aktesh terroriste, atentatesh të ndodhura muajt e fundit në Shkodër të fshehura nga policia e Shkodrës apo të injoruara totalisht në gjetjen dhe arrestimin e atentatorëve.
Masakra e bandës qeveritare në Shkodër, vjen pas të korrikut ku u plagosën tre të rinj, dy prej të cilëve u shtruan në spital por u fsheh. Vjen pas asaj të shtatorit, se policia e di ush është atentatorit por nuk iu bë një pyetje e vetme nga policia.
Vjen pasi Arlind Bushati 3 javë më parë u përball me atentatorë të cilët u shkrehu revolveri që iu drejtuan dhe me të drejtë si çdo qytetar i riu Arlind Bushati iu drejtua policisë së shtetit.
Ngjarja e djeshme thuhet se pati mbështetjen e policisë.
Ishte e paralajmëruar dhe kishin çdo të dhënë për përgatitjen e saj. Nuk kam të sigurt burimin, por në pritë i nxori dikush nga policia që u devijoi rrugën Licit dhe Bushatit.
Kjo masakër nuk mund të mos lidhet me vendimin e Ramës për të kandiduar në Shkodër. Rama e di që është njeriu më i urryer nga Shkodra dhe shkodranët