Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Ngjarja e rëndë në Shkodër, reagon Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha: Në vendngjarje janë ekspertët më të mirë

Shkruar nga Newsbomb

Ngjarja e rëndë në Shkodër, reagon Ministri i Brendshëm

Ngjarja e rëndë në Shkodër ka sjellë edhe reagimin e Ministrit të Brendshëm, Ervin Hoxha. Vrasja e tre personave dhe plagosja e një të katërti ka ngritur në këmbë Policinë e Shtetit për zbardhjen sa më të shpejtë të ngjarjes për të vënë para përgjegjësisë autorët.

Në një prononcim të shkurtër të dhënë për mediat, Hoxha ka theksuar se uniformat blu po punojnë intensivisht me kapacitet të plotë për të zbardhur sa më parë ngjarjen.

Në Dobraç të Shkodrës janë dërguar ekspertët më të mirë të Policisë Kriminale dhe në këto kushte pritet të arrihet në konkluzione përfundimtare. Ministri u shpreh se kapacitetet e Policisë po rriten për të përballuar çdo situatë.

“Policia e Shtetit po punon me kapacitet të plota për të zbardhur rrethanat e ngjarjes dhe në Shkodër kemi çuar ekspertët më të mirë të Policisë Kriminale. Po punojmë intensivisht që të rrisim kapacitetet për të përballuar situata të tilla duke iu përgjigjur në mënyrë sa më efikase ngjarjeve kriminale”, tha ndër të tjera Hoxha.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese