Nuk ka nisur ende votimi në dy qendra votimi në fshatin Kuç të Himarës. Bëhet me dije se shkak që ende nuk ka nisur procesi është se nuk janë bërë gati ende kutitë e pajisjeve Pei, që bën identifikimin elektronik.
Janë 22.429 qytetarë që do të votojnë për kreun e ri të Bashkisë. Qendrat e votimit janë hapur rreth orës 07.00, teksa janë 36 qendra votimi në tre njësitë administrative të bashkisë Himarë.
Janë dy kandidatë që do të kandidojnë për këtë post. Vangjel Tavo kandidat i Partisë Socialiste dhe Petro Gjikuria, nga Partia Demokratike.
Në këtë proces zgjedhor janë të angazhuar 52 punonjës policie që do të sigurojnë materialet zgjedhore në 36 qendrat e votimit. Sipas njoftimit të autoriteteve i gjithë personeli policor i angazhuar me detyra gjatë procesit zgjedhor është i trajnuar për detyrat që ka dhe që kryen Policia e Shtetit gjatë procesit zgjedhor.
