Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Monika Kryemadhi “thyen heshtjen” për operacionin e SPAK: Nuk jam në dijeni për masën e sigurisë ndaj babait të fëmijëve të mi

Shkruar nga Newsbomb
Monika Kryemadhi “thyen heshtjen” për operacionin e SPAK: Nuk
FotoArkiv/ Meta dhe Kryemadhi

Ish-kryetarja e Partisë së Lirisë dhe njëherësh deputetja e kësaj force politike, Monika Kryemadhi ka thyer heshtjen dhe ka reaguar për herë të parë pas arrestimit të ish-bashkëshortit të saj Ilir Metës dhe masës së dhënë ndaj saj “detyrim paraqitje”.

Përmes një postimi në llogarinë e saj në “Facebook”, zonja Kryemadhi thekson se deri në këto momente nuk është në dijeni të asnjë vendimi Gjykate, lidhur me masën e sigurisë ndaj saj apo dhe arrestimin e babait të fëmijëve të saj.

Ndër të tjera deputetja paralajmëroi se sapo të njoftohet lidhur me këto vendime do të përgjigjet me të gjitha hapat ligjore dhe publike.

“Të dashur gazetarë për të cilët kam shumë respekt dhe që sot po raportoni lajme të servirura nga propaganda e qeverisë për sulmet e radhës të drejtësisë ndaj opozitës shqiptare.

Unë ende nuk kam marrë dijeni mbi një vendim gjykate që do të vendoste masa sigurie mbi mua apo babain e fëmijëve të mi.

Sapo të njoftohem për këto vendime të drejtësisë do të përgjigjem me të gjitha hapat ligjore dhe publike.

Persekutimi nga drejtësia si armë ndaj kundërshtarit politik, si dhe gjyqi publik që po na bëhet, nuk ndalon opozitën në betejat pa kompromis për të mbrojtur interesin publik.

Duke nisur nga Inceneratorët dhe der tek çdo betejë tjetër të drejtë që po luftojmë për shqiptarët”, shkruan Kryemadhi.

Kryetari i Partisë së Lirisë është arrestuar mesditën e kësaj të hëne me urdhër të Prokurorisë së Posaçme. Treshja e prokurorëve të SPAK, Sotir Kllapi, Altin Dumani dhe Arben Kraja kanë firmosur prangosjen e kryetarit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta. Neësbomb.al mëson se ai akuzohet për veprat penale "Mosdeklarim i Pasurisë" dhe "Pastrim i Parave".

Masë sigurie "Detyrim paraqitje" është dhënë dhe për Monika Kryemadhin, ish-kryetare e LSI dhe ish-bashkëshortja e Ilir Metës.

Edhe muaj më parë, është përfolur për prangosjen e kryetarit të Partisë së Lirisë me urdhër të SPAK, por atëkohë personazhe publike me influencë thanë se operacioni ishte pezulluar në moment të fundit. Menjëherë pas këtyre lajmeve, Ilir Meta nisi fushatë të fortë sulmesh direkt ndaj Altin Dumanit, duke e quajtur atë "Dum - Duman" dhe në shërbim të mazhorancës socialiste.

Ilir Meta kishte njoftuar mbajtjen e një konference publike nga selia e Partisë së Lirisë, në orën 13:40 të kësaj të hëne, datë 21 Tetor, por është arrestuar në mes të rrugës. Agjentët e BKH-së dhe efektivët e Policisë së Shtetit e kanë prangosur atë në zonën e "Cassa Italia".

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese