Hapësire reklamuese

Politikë

Megaoperacioni i SPAK për Inceneratorin e Tiranës, Malltezi: I lajmëruan të ikin, e për gomerët ofrojnë thiatro

Shkruar nga Newsbomb
Megaoperacioni i SPAK për Inceneratorin e Tiranës, Malltezi: I
FotoMontazh/ SPAK - Jamarber Malltezi

Dhëndri i ish-kryeministrit Sali Berisha, Jamarbër Malltezi ka reaguar lidhur me  22 masat e sigurisë, mes tyre 8 me burg të lëshuara nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në kuadër të aferës korruptive të inceneratorit të Tiranës.

Përmes një postimi në “Facebook”, Malltezi shkruan se të gjitha urdhër-arrestet e lëshuara nga gjyqtarja Irena Gjoka përfundojnë me zero arrestime.

Sa i përket masave të sigurisë të lëshuara  lidhur me hetimet për Inceneratorin e Tiranës, dhëndri i ish-kryeministrin thotë se i lajmëruar të gjithë që të largohen para se t’i arrestojnë.

“I lajmëruan të gjithë të ikin, e për gomerët ofrojnë thiatro”,  shkruan Malltezi ndër të tjera.

Postimi i plotë:

SPAK dhe Irena me 3 mbiemra:

21 urdhërarreste para 3 javësh – 0 arrest

8 urdhërarreste sot – 0 arrest.

I lajmëruan të gjithë të ikin, e për gomerët ofrojnë thiatro.

Megaoperacioni i SPAK për Inceneratorin e Tiranës, Malltezi: I
Postimi i Malltezit

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka lëshuar mëngjesin e sotëm 22 masa sigurie, mes tyre 8 arrest me burg. Sikurse njoftoi Newsbomb.al sot paradite, policia dhe Oficerët e Byrosë Kombëtare të Hetimit kanë dalë në terren për ekzekutimin e tyre, operacion i zhvilluar në kuadër të aferës korruptive të inceneratorit të Tiranës.

Prej orëve të para të mëngjesit, ata janë vënë në lëvizje për arrestimin e shtetasve të dyshuar për vepra penale nga korrupsioni e deri te pastrimi i parave. Por, deri më tani asnjëri prej tyre nuk është kapur. Gjithashtu ka pasur kontrolle dhe në banesat e tyre, por pa rezultat.

Dyshimet janë të forta për një dekonspirim të aksionit të SPAK, pasi lajmi qarkulloi dy javë më parë në media, por më pas u mohua nga Prokuroria e Posaçme. Tashmë pritet një njoftim zyrtar nga institucioni më i rëndësishëm i akuzës në vendin tonë, që deri më tani nuk ka pasur asnjë lloj reagimi.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese