Hapësire reklamuese

Politikë

"Më dhe mundësinë të mësoj shumë prej teje", Taulant Balla publikon fotografinë e veçantë krah Nanos dhe i jep lamtumirën

Shkruar nga Newsbomb
"Më dhe mundësinë të mësoj shumë prej
FotoArkive: Taulant Balla dhe Fatos Nano

Taulant Balla, kreu i Grupit të PS në Parlament dhe një nga eksponentët e lartë të kësaj force politike, ka shkruar një mesazh të nderë ngushëllimi për ikjen e Fatos Nanos, këtë të premte, në moshën 73 vjeçare.

Teksa publikon një fotografi të hershme kur ishte ende shumë i ri dhe ecte krah Fatos Nanos, ai e falenderon liderin historik të së majtës shqiptare për gjithçka i mësoi.

"Sot e humbëm Kryetarin Nano. Do ta kujtojmë gjithmonë udhëheqësin e parë të Partisë Socialiste Fatos Nano për kontributin vendimtar në 14 vite me radhë kur Partia Socialiste nuk lëvizi asnjë moment nga graviteti i interesit kombëtar, çka u skalit si një vijë sjelljeje e palëkundur e partisë sonë, duke e bërë unikale mes partive politike në Shqipëri.

Fatos Nano modernizoi Shqipërinë, duke modernizuar partinë. Faleminderit për mundësinë që më dhe të mësoj shumë prej teje. U prehsh në paqe shef", shkruan Taulant Balla.

Ish-kryeministri dhe një nga njerëzit më të rëndësishëm të politikës shqiptare, Fatos Nano, ka mbyllur sytë përgjithmonë këtë të premte, datë 31 Tetor 2025. Ai ndodhej në terapi intensive dhe mjekët nuk kanë mundur ta zgjojnë.

Ish-kryeministri Fatos Nano ishte prej 22 ditësh në terapi intensive, në një nga spitalet private të kryeqytetit.

Burime për Newsbomb.al bëjnë me dije se gjendja shëndetësore e liderit historik të Partisë Socialiste, ka qenë e rëndë. Pavarësisht ndihmës së bluzave të bardha, Fatos Nano nuk ka dhënë asnjë reagim ndaj ngacmimeve të jashtme të provokuara nga mjekët.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese