Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Mbyllet pas tre orësh protesta e opozitës, Flamur Noka lajmëron tubimin e radhës: Ne nuk do të ndalemi!

Shkruar nga Newsbomb
Mbyllet pas tre orësh protesta e opozitës, Flamur Noka lajmëron
Flamur Noka

Ka përfunduar protesta e opozitës e cila startoi mbrëmjen e kësaj të enjte në orën 20:00. Ashtu si dhe organizatorët e këtij tubimi kishin paralajmëruar më herët pjesëmarrja e qytetarëve në këtë protestë ishte masive.

Rreth orës 20:00 qytetarët u mblodhën në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” ku dhe ndoqën nga afër fjalimet e disa prej pjesëmarrësve si dhe të Presidentit të Lirisë, Ilir Metës dhe ish-kryeministrit Sali Berisha.

Duke kërkuar lirimin e kryedemokratit si dhe qeveri teknike, protestuesit hodhën molotovë në drejtim të Kryeministrisë. Më pas, ata u zhvendosën drejt Bashkisë së Tiranës ku dhe ndoqën të njëjtin skenar, hedhjen e flakadanëve dhe molotovëve.

Teksa u udhëhoqën nga deputeti Flamur Noka, Gazment Bardhi si dhe ish-deputeti Belind Këlliçi, demokratët iu drejtuan selisë blu ku dhe u bë dhe mbyllja e kësaj proteste.

Ka qenë Sekretari i Përgjithshëm i kësaj force politike, Flamur Noka, ai i cili falënderoi të gjithë shqiptarët që iu përgjigjën thirrjes së opozitës për të marrë pjesë në tubimin madhështor.

Ai tha se shqiptarët këtë të enjte treguan se janë shumica dhe se do të luftojnë deri në fund për të larguar nga qeveria kryeministrin Edi Rama. Noka u shpreh i qartë për qëllimet e opozitës të cilat janë, lirimi i Berishës si dhe qeveria teknike. I pyetur nga gazetarët se nëse kryeministri Edi Rama nuk bie dakord për këto kërkesa të opozitës, Noka tha se ata e kanë treguar se nuk heqin lehtë dorë dhe do të vijojnë të insistojnë në kërkesat e tyre.

“Shqptarët e lirë nuk nënshtrohen. Sot qindra mijëra protestuan kundër narko regjimit. Mesazhi i çdo qytetari sot ishte Shqipëria kërkon demokraci, Shqipëria nuk mund të qëndrojë nën thundrën e narkos. Dhe Shqipëria nuk mund të lejojë që të kenë liderin e opozitës të arrestuar. Mesazh ii qytetarëve ishte i qartë. Qytetarët shqiptarë sot folën dhe sot treguan se ishin shumica. Sot foli shumica e shqiptarëve.

Ndodh që ne jemi të vendosur në betejën tonë. Nuk ka kthim mbrapa, lirimi i liderit të opozitës dhe qeveri teknike”, tha Noka, teksa njoftoi se protesta e radhës do të mbahet ditën e enjte, 18 korrik në orën 10:00 para ambienteve të Bashkisë së Tiranës.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese