Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Mblidhet Grupi Parlamentar i PS-së pas arrestimit të Veliajt, deputetët socialistë: Nuk ndërhyjmë në punët e drejtësisë!

Shkruar nga Newsbomb
Mblidhet Grupi Parlamentar i PS-së pas arrestimit të Veliajt,
Grupi Parlamentar PS-Foto ilustruese

Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste është mbledhur pasditen e kësaj të hëne në kryesinë e Kuvendit, pak pas arrestimit të kryebashkiakut Erion Veliaj. 

Mësohet se mbledhja po drejtohet nga kreu i grupit të socialistëve, Niko Peleshi. Ndërkohë, bëhet me dije se kryesocialsiti Edi Rama nuk është i pranishëm në këtë mbledhje. 

Deputetët e Partisë Socialiste nuk kanë komentuar arrestimin e kryetarit të bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Të thirrur në mbledhjen e grupit të PS-së, deputetët janë treguar të rezervuar për të komentuar. Toni Gogu tha se nuk flet për çështjet e drejtësisë, ndërsa tha se Erion Veliaj mbetet miku i tij i mirë.

Gjithashtu, raportohet se arrestimi i Veliajt nuk është diskutuar fare në mbledhjen e grupit të PS-së.

 

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese