Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Mbetjet toksike nga Shqipëria, Alibeaj: Kurum ka alarmuar botën, ngarkesa kaloi si han pa porta

Shkruar nga Newsbomb
Mbetjet toksike nga Shqipëria, Alibeaj: Kurum ka alarmuar botën,
Ilustrim: Kompania Kurum ne Elbasan - Enkelejd Alibeaj

Politikani demokrat Enkelejd Alibeaj ka reaguar për lajmin e raportuar ekskluzivisht nga newsbomb.al ditë më parë, që ka prodhuar një bujë të fortë kombëtare dhe ndërkombëtare, për trafikimin e tonelatave me mbetje të rrezikshme drejt Tajlandës dhe Kinës.

"Tymi mediatik mbi mbetjet e rrezikshme te Kurumit të nisura nga Durrësi me destinacion Tajlandën mesa duket po davaritet. Mediat e pakapura dhe profesioniste e kanë bërë të qartë skandalin e shtetit shqiptar.

Kurumi është gjeneruesi i sasive masive të helmeve të rrezikshme, që duke kompromentuar autoritetet shtetërore shqiptare (gjysmën e ministrive, autoritetin portual dhe një seri agjencish të tjera) ka arritur të kalojë në hanin pa porta të Portit te Durrësit, helmet që kanë alarmuar botën tej e mbanë", thotë ai.

Enkelejd Alibeaj bën thirrje që ky skandal të hetohet sa më shpejtë nga drejtësia shqiptare, sepse sipas tij, kur dy anijet të kthehen në Portin e Durrësit, aty ku dhe janë nisur, duhet që dikush t'ju dalë për Zot.

"Anijet ende nuk kanë mbërritur, e madje pak info ka se ku ndodhen (nëse nuk kanë fikur radarët!) Ndaj drejtësia duhet të veprojë shpejt. Sentences “ndiq paranë” i duhet shtuar në këtë rast edhe “ndiq helmin”, …edhe pse në këtë rast ai po vjen vetë në port", vijon ai.  


Newsbomb.al raportoi ekskluzivisht dy javë më parë, për një sasi prej 800 tonësh mbetje të rrezikshme që kishte dalë në mënyrë të paligjshme nga Shqipëria dhe ishte nisur drejt Afrikës së jugut. Dy anije të kompanisë së transportit “MAERSK” fikën GPS pasi alarmi u dha në gjithë botën.

Ishin 100 kontejnerë me pluhur toksik që grumbullohet nga filtrat e furrave të çelikut, të cilat janë dërguar në mënyrë të paligjshme drejt Tajlandës dhe alarmi u dha vetëm kur dy anijet kishin nisur rrugën. Pas ditësh kërkime, dy anijet u lokalizuan dhe ngarkesat po kthehen mbrapsht.

Por, pas raportimit tonë të parë, një skandal i ri doli në dritë. Rezulton se muaj më parë një ngarkesë edhe më e madhe me pluhur kimik është dërguar drejt Kinës.

Në Mars të këtij viti, nga Porti i Durrësit u nisën drejt Kinës 115 kontejnerë me mbetje toksike. Ngarkesa e cila ishte deklaruar si koncentrat dhe mineral zinku është bllokuar nga autoritetet kineze dhe aktualisht 115 kontejnerët mbahen të bllokuar në Portin e Nanshas në Guangzhu të Kinës.

Kompania “Sokolaj SHPK” rezulton se është kompania e licencuar për transportin e këtyre mbetjeve dhe ka marrë përsipër t’i ngarkonte ato në kontejnerët e anijeve MAERSK. Zyrtarisht origjina e mbetjeve toksike është e pakonfirmuar. Edhe deklarimi fillestar në deklaratat doganore është i rremë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese