Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Lulzim Basha e pranon pas 13 vitesh: Kam dashur të jap dorëheqjen në 21 Janar, për t'u distancuar nga ajo që ndodhi! (Kush e këshilloi ndryshe)

Shkruar nga Newsbomb
Lulzim Basha e pranon pas 13 vitesh: Kam dashur të jap dorëheqjen
Lulzim Basha ne emisionin "Log"/ © Photo Credits News 24

Ish-kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka pranuar për herë të parë se ka dashur të jepte dorëheqjen nga posti i ministrit të Brendshëm në 21 Janar, si një mënyrë për t'u distancuar nga protesta e përgjakshme që i mori jetën 4 qytetarëve.

I ftuar në emisionin "Log" me gazetarin Endri Xhafo, Lulzim Basha është pyetur drejtpërdrejt dhe ka pranuar faktin se ka dashur të jepte dorëheqjen. Ndërkohë, analisti Lorenc Vangjeli ka zbuluar dhe emrat që e këshilluan për të kundërtën.

Endri Xhafo: Është e vërtetë që keni dashur të jepni dorëheqjen atë ditë, por jua kanë ndërruar mendimin disa njerëz të afërt me ju atë kohë, njerëz që i njohim por nuk ka rëndësi emri? Këtë informacion ka vite që e kam.

Lorenc Vangjeli: Dy emra mund t'ua them unë, Bamir Topi, ish-presidenti i Republikës dhe i ndjeri i paharrueshëm, Sokol Olldashi.

Lulzim Basha: Atë ditë dhe në javën në vijim, çdo dilemë etike për të braktisur detyrën do të ishte me pasoja për një gjendje jashtëzakonisht të nderë të rendit publik. Padiskutim, dhe këtu në ndërgjegjen time kam bërë një zgjedhje jo të lehtë.

Endri Xhafo: Po e keni çuar nëpër mend, si një lloj distancimi me atë që ndodhi?! Kështu ma kanë treguar historinë, më kanë treguar që Lulzim Basha ka dashur të japë dorëheqjen si një distancim me atë që ndodhi.

Lulzim Basha: Po, është e vërtetë. Më bëre të them diçka që nuk ka vlerë sot.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese