Eurodeputeti Fredi Beleri ka reaguar pasi Gjykata e Fierit vendosi për lirimin e tij me kusht. Beleri me anë të një postimi të gjatë në rrjetet sociale shkruan se është krenar, por jo i lumtur.
Ai shprehet se “vendimi i sotëm është vetëm një pikë në oqeanin e drejtësisë”, teksa thotë se “lufta” tani ka filluar.
Ndër të tjera ai ka bërë me dije se vendimet për të do i apelojë në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut. Beleri tha se do e çojë çështjen në Gjykatën Evropiane për të drejtat që i janë mohuar.
Beleri përfundon duke shkruar se tashmë që është i lirë do të mund të përballet me detyrat e tij si eurodeputet dhe të merret me çështjet që kanë të bëjnë me minoritetin etnik grek në Shqipëri.
Postimi i plotë:
Pas 16 muajsh konfinacion, tani jam i lirë dhe krenar, por definitivisht jo i lumtur. Pse nuk u rikthye shteti i së drejtës dhe Demokracia në Shqipëri, institucionet nuk funksionuan, Drejtësia nuk u dorëzua ashtu siç duhej.
Vendimi i sotëm është vetëm një pikë në oqeanin e drejtësisë që na pret. Lufta ime tani po fillon.
E panevojshme të them se do të kthehem në Gjykatën Europiane të të Drejtave të Njeriut për gjithçka që më është mohuar nga regjimi shqiptar.
Por tani, duke ushtruar detyrat e eurodeputetit grek, do të jem në gjendje të fokusohem në çështjet e minoritetit etnik grek dhe shtetit të së drejtës, pa frikë por vetëm me pasion.
Sot, do të jem mes vëllezërve të mi në Himarë. Aty ku filloi aventura ime dhe unë mendoj vetëm të drejtë të jem.
Dua të falenderoj nga zemra kryeministrin grek Kyriakos Mitsotakis i cili me vendimin e tij të guximshëm për të më përfshirë në fletën e votimit europian ND ndryshoi rrjedhën e historisë sime. Dhe sigurisht miqtë e mi të ngushtë, Angelos Syrigos dhe Stavros Papastavrou për mbështetjen e tyre të palëkundur. Ajo ishte gjithmonë aty, nuk do ta harroj.
Në fund, dua të falënderoj qytetarët grekë që gjatë gjithë kësaj kohe më kanë dhënë forcë të mos përkulem, të duroj dhe të vazhdoj të luftoj.
