Hapësire reklamuese

Politikë

Lirimi i Berishës, Vokshi u bashkohet kolegëve demokratë: Vendim i vonuar, lideri ynë u mbajt në burg politik për 11 muaj

Shkruar nga Newsbomb
Lirimi i Berishës, Vokshi u bashkohet kolegëve demokratë: Vendim
Albana Vokshi

Deputeja e PD, Albana Vokshi ka reaguar për lirimin e kryedemokratit Sali Berisha, pas më shumë se 11 muaj në arrest shtëpiak. Në një intervistë për Ora News ajo tha se vendimi i sotëm i GJKK-së është i vonuar, duke iu bashkuar pretendimeve që shumë deputetë demokratë kanë pretenduar. 

“Vendimi i sotëm i GJKK-së është i vonuar, janë më shumë se 11 muaj të Berishës në arrest të padrejtë politik. E gjithë bota e pa që ishte një arrest i lobuar dhe i kërkuar nga Edi Rama me një presion të vazhdueshëm nga Drejtësia që e mbajtën liderin e opozitës në arrest.

Prej gati një viti iu mohuan Berishës të drejtat dhe liritë, po ashtu edhe një force opozitare, si dhe qytetarëve që të kishin liderin e tyre. Qartazi të gjithë e kuptuan dhe vetëm drejtësia nuk po e kuptonte. Qindra mijëra qytetarë e kanë mbështetur Berishën në ‘Rrugën e Shpresës”, tha Vokshi.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese