Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Letrat kundër Kadaresë për Nobel, Edi Rama: Bota e nderoi, kurse vendi që e lindi e shau sa mundi

Shkruar nga Newsbomb
Letrat kundër Kadaresë për Nobel, Edi Rama: Bota e nderoi, kurse
Edi Rama shkruan ne librin e kujtimeve per Ismail Kadare

Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij në ceremoninë shtetërore për përcjelljen e shkrimtarit Ismail Kadare për në banesën e fundit, ka folur dhe për mijëra letra anonime që u dërguan në Komitetin e Nobelit në Suedi, nga bashkatdhetarët.

Ai evidentoi faktin se gjithë bota e lavdëroi dhe i bëri nderimet më të mëdha, kurse vendi që e lindi derdhi ndaj tij smirë e sharjet më të mundshme.

"Bashkë me vdekjen erdhi edhe një dënim fatal, i barabartë me jetën në ferr. Ismail Kadare jetoi si dëshmitar i një fjale për të cilën mori të tëra lëvdatat e nderimet e mundshme të botës. Dhe të tërë smirën dhe sharjet e mundshme të vendit që e lindi. Nuk e mori Çmimin Nobel, por mbeti në arkivat e procesverbalet e Komitetit të Nobelit, i vetmi kandidat për të cilin ka një dosje letrash anonime nga bashkatdhetarët e tij", u shpreh Edi Rama.

Kryeministri la të kuptohet gjatë fjalës së tij se trupi i Ismail Kadare mund të zhvarroset pas prehjes së përkohshme në Tufinë.

"Ai erdhi, shkroi dhe iku. Ne i kemi vetëm një detyrim, t'ia respektojmë ikjen duke ia dhënë në kohën dhe vendin e duhur një banesë të fundit, ku të mos ndjehet i kërcënuar as nga dashuria e pakërkuar që e kishte tmerr, as nga fqinjësia asnjëherë e dëshiruar që e kishte lemeri, e as jo e jo nga tubimet dhe fjalimet që i kishte llahtari.

Sa për sot është kërkesë legjitime e Helenës që vendosja e përkohshme e trupit të tij në Tufinë të bëhet vetëm me pjesëmarrjen e familjarëve", përmbylli ai.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese