Deputeti i PL-së, Tedi Blushi ka paraqitur zyrtarisht dorëheqjen si anëtar i Këshillit Bashkiak të Tiranës.
Përmes një shkrese, që mban datën 30 maj 2025, drejtuar Këshillit Bashkiak për dijeni edhe Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Blushi ka njoftuar dorëheqjen. Blushi ka theksuar se njoftimi i dorëheqjes së tij vjen pas kualifikimit në listën fituese të Qarkut Tiranë në zgjedhjet e 11 majit.
"Të nderuar këshilltarë, Në vijim të procesit zgjedhor të datës 11 maj 2025, në të cilin kandidova për deputet në Kuvendin e Shqipërisë dhe pas kualifikimit në listën fituese të Qarkut Tiranë, paraqes kërkesën time për dorëheqje nga mandati i anëtarit të Këshillit Bashkiak Tiranë. Duke ju falenderuar për bashkëpunimin,
Me respekt, Redi Blushi", shkruhet në shkresën e tij.
