Deputetët e Partisë Mundësia, Erald Kapri dhe Agron Shehaj kërkuan interpelancë me kryeministrin Edi Rama lidhur me procesin e ndërtimit të portit të ri tregtar Porto Romano, por për shkak të mungesës së tij interpelana iu delegua Ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë Enea Karakaçi.
Kapri këkroi të dijë faktorët që po rrezikojnë jetëzimin e këtij projekti që synon ta kthejë Shqipërisë në nyje kyç të ekonomisë evropiane. Më tej ai u shpreh se në fakt porti aktual po shkatërrohet dhe në atë tokë do të ndërtohen komplekse pallatesh, kurse porti i ri është planifikuar më i vogël se ekzistuesi, duke çuar kështu sipas tij në sabotim atë që e quajti projekti i rëndëshishëm i Shqipërisë.
Më tej deputeti iu referua edhe një emaili, i cili i është dërguar kryeministrit Edi Rama, ministrit Karakaçi dhe drejtorit të Portit trë Durrësit nga kryetari i Dhomës Amerikane të Tregtisë në Shqipëri, Grant Van Cleve.
“Portet ndërtohen 1 herë në shekull dhe gabimet strategjike të bëra në ndërtimin e tyre mund të ndikojnë në fatin e vendit në 1 shekull. Nëse Porto Romao ndërtohet në shkallën e kufizuar aktuale, korridori 8 do të dështojë strukturalisht dhe flukset e mallrave në Evropën juglindore do të kapen nga Pireu dhe Selaniku duke e lënë Shqipërisë jashtë sistemit kryesor logjistik për shekullin e ardhshëm”, thuhet ndër të tjera në email.
Teksa Kapri shtoi: “Ministër ju anuluat tenderin e ndërtimit të portit të ri pa dhënë llogari dhe pa ia mbajtur garancinë prej 8 mln euro kompanisë që qëndroi në garë de u tërhoq. Gjatë garës përjashtuar disa kompani me emër ndërkombëtar. Kjo çështje po hetohet nga SPAK. Kush janë motivet që po prishni portin ekzistues, duke sabotuar korridorin 8”
Ndërkohë nga ana tjetër ministri Karakaçi u përgjigj duke thënë se ato që përmendi deputeti janë sfida normale kur bëhet fjalë për një projekt të tillë madhor. Më tej ai shtoi se kapaciteti i Porto Romanos është përllogaritur për të menazhuar në fazën e parë 600 mijë kontenierë.
"Porti aktual është pamundur të zgjerohet përtej kufijve ekzistues. Porti i ri është projekt i mirëmenduar, i hartuar me ekspertizë ndërkombëtare. Kapaciteti i portit është për të menaxhuar maksimumi 200 mijë kontejner, jemi në kufirin maksimal. Porti i ri ka kapacitet 600 mijë kontejner deri në 1 milionë kontejner.
Porto Romano është një ekosistem i tërë ekonomik. Një tjetër element thelbësor, ai i dimensionit të sigurisë është kërkesë qeverisë kërkuar NATO që në këtë port të përfshihet dhe bazë ushtarake e NATO-s. Porti i Durrësit ka thellësi deri në 8 m. Porti i ri në fazën e parë shkon në 13 m dhe më pas deri në 16 m. Ministri as nuk e bën e as nuk e anulon tenderin. Ka pasur 2 procedura, në të fundit ka pasur 5 subjekte që kanë aplikuar, janë të gjitha kompani ndërkombëtare. Ka pasur një subjekt që është kaluar në fazën përmbyllëse, por me të drejtën e tij ai është tërhequr. Marina e Durrësit nuk e impakton operacionalitetin e portit të Durrësit”, tha ndër të tjera Karakaçi.
