Foto ilustruese
Në qytetin e Krujës procesi i numërimit në qendrat e votimit është drejt fundit, ku nga 93 total janë numëruar 92 të tilla.
Sipas përditësimit nga KQZ, Partia Demokratike-ASHM ka arritur të kryesojë në Krujë me 13908 ose 46.92% të votave, ndërsa Partia Socialiste ka siguruar vendin e dytë me 13711 ose 46.25% të votave.
Gjithashtu, në këtë njësi adiministrative, Koalicioni Djathtas për Zhvillim ka arritur të marrë 518 vota ose 1.75%, ndërsa ndiqet nga Nisma Shqipëria Bëhet me 390 ose 1.32% vota.
Rezultatet:
PD-ASHM- 13908
LËVIZJA BASHKË- 178
LËVIZJA ATDHEU- 89
KEA- 377
PS- 13711
NISMA SHQIPËRIA BËHET- 390
AKSH- 31
ADR- 6
DZH- 518
MUNDËSIA- 380
PSD- 57
Rezultatet
Sondazh
Poll
