Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Kolonja as këto zgjedhje nuk suprizon! Përfundon procesi i numërimit të votave në këtë bashki, kolonjarët zgjedhin masivisht Partinë Socialiste

Shkruar nga Newsbomb
Kolonja as këto zgjedhje nuk suprizon! Përfundon procesi i
Foto ilustruese

Ka përfunduar procesi i numërimit të votave në Bashkinë e Kolonjës. E ashtu sikurse u konstatua edhe në kutinë e parë, Partia Socialiste ka arritur që të sigurojë shumicë votash.

Sipas të dhënave të përditësuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mësohet se janë numëruar 26 kutitë e votimit të kësaj Bashkie, ku Partia Socialiste ka 3733 vota, e ndjekur më pas nga Partia Demokratike me 1664 vota.

Rezultatet:

Partia Socialiste  (PS) ka marrë 3733 vota

Partai Demokratike (PD-ASHM) ka siguruar 1664 vota

Lëvizja Atdheu (LA) 6 vota

Partia Koalicioni Euroatlantik (KEA) 22 vota

Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet (NISMA-SHB) 124 vota

Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare (AKSH) 7 vota

Partia Aleanca Demokracia e RE (ADR) 7 vota

Koalicioni Djathtas për Zhvillim (DZH) 8 vota

Partia Mundësia (MUNDËSIA) 86 vota

Partia Socialdemokrate (PSD) 83 vota

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese