Kryeministri Edi Rama ka komentuar për herë të parë mesazhet e përfshira në dosjen “Balluku”, ku përmendej edhe biznesmeni Ramë Geci.
Gjatë konferencës së fundvitit, kreu i qeverisë e bëri të qartë se takimet me sipërmarrës janë pjesë e detyrës së tij duke theksuar më tej se biznesmeni në fjalë, Ramë Geci, është një njeri i respektuar që krijon vende pune dhe kontribuon në ekonominë e vendit.
Madje ai theksoi se u kërkon ministrave që të takojnë dhe t'u përgjigjen biznesmenëve të cilët kërkojnë të investojnë në përmirësimin e infrastrukturës dhe rritjes së ekonomisë në Shqipëri.
“Por po përgjigjem direkt, Ramë Geci është një njeri për mua i nderuar, i respektuar, një ndër ata që krijojnë punë dhe punësojnë njerëz, ushqejnë familje të tëra në Shqipëri. Dhe që unë ti them ministrave tako këtë tako atë këtë unë nuk e di për Ramë Gecin, por e bëj për Ramë Gecin dhe të gjithë shokët e Ramë Gecit sa herë është nevoja. Dera ime është e hapur. Kryeministrat, kolegët e mi u gjëmojnë nga mbrapa sipërmarrësve dhe ka disa prej tyre që harxhojnë pjesën më të madhe të kohës duke folur me ta, çfarë keni nevojë e i mbështetur. Që unë të kem thënë tako Ramë Gecin nuk ka asnjë çudi sepse për Ramë Gecin jam interesuar jo një herë por shumë herë”, tha Rama, duke theksuar kështu se një kryeministër nuk mund të gjykohet apo dyshohet për njerëzit që takon, pasi mbështetja ndaj biznesit është thelbësore për zhvillimin ekonomik të vendit.
Ai më tej ka nënvizuar se ka takuar dhe do të vazhdojë të takojë pa hezitim përfaqësues kompanish dhe sipërmarrës të cilët shprehin interesin për të krijuar punë në vendin tonë, duke u ndalur kështu edhe te takimi me kompaninë turke "A S L İNŞAAT".
Sipas Ramës detyra dhe roli i tij është të mbështesë iniciativat e biznesmenëve dhe sipërmarrësve dhe jo të ndikojë në tendera apo procese që nuk i takojnë.
Rama: Por po përgjigjem direkt, Ramë Geci është një njeri për mua i nderuar, i respektuar, një ndër ata që krijojnë punë dhe punësojnë njerëz, ushqejnë familje të tëra në Shqipëri. Dhe që unë ti them ministrave tako këtë tako atë këtë unë nuk e di për Ramë Gecin, por e bëj për Ramë Gecin dhe të gjithë shokët e Ramë Gecit sa herë është nevoja. Dera ime është e hapur. Kryeministrat, kolegët e mi u gjëmojnë nga mbrapa sipërmarrësve dhe ka disa prej tyre që harxhojnë pjesën më të madhe të kohës duke folur me ta, çfarë keni nevojë e i mbështetur.
Që unë të kem thënë tako Ramë Gecin nuk ka asnjë çudi sepse për Ramë Gecin jam interesuar jo një herë por shumë herë. Kam takuar përfaqësues kompanish pa fund, i kam takuar që ç’ke me atë punë, u kam thënë hajdeni në Shqipëri, patjetër. Kjo është detyra ime. Por te pjesa pas tre muajsh fitoi tenderin, e fitoi me çmim apo pa çmim. Shqipëria me Prokurimet Publike është 1sh në rajon. Kryetari i Prokurimeve Publike është personalitet, ju ngrit akuzë, e dini ju që ju ngrit akuzë? Dhe ju ngrit akuzë një javë para se të hynte në garë për tu rizgjedhur, ndërkohë që po të shohësh shifrat të punës së komisionit dhe agjencisë së drejton negociatoria tjetër, skuadra e Prokurimeve Publike të rajonit vijnë në Shqipëri për të parë këto dy agjenci. Ju ngrit akuzë dhe u pengua fatkeqësisht që të hynte në garë për tu rizgjedhur , një aset që ka mbaruar shkollën me medalje ari.
Unë do takoj dhe kam takuar kë të më dojë e bardha zemër dhe e mira mendje. Njeriu nuk mund të fajësohet apo të dyshohet kurrë për kë takon, kurrë, kurrë
Rame Geci e ka ne dispozicion telefonin tim 24 orë në 24, siç e kane te gjithë ata q e duan te japin pune ne Shqipëri sepse unë s’jam këtu një hu gardhi, por jam këtu për te mbështetur, ndihmuar e të gjithë, dhe jo për te dhënë tendera e gjera qe nuk i takojnë.

