Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Klosi ikën nga Vlora, Balla dorëzon Fierin dhe merr Diasporën, Tirana ndahet në tre. Kush ikën dhe kush janë drejtuesit e rinj politik në PS

Shkruar nga Newsbomb
Klosi ikën nga Vlora, Balla dorëzon Fierin dhe merr Diasporën,
FotoMontazh/ Emerohen drejtuesit e ri politik te PS

Kryeministri Edi Rama në përfundim të fjalës në Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste, ka dhënë edhe emrat e 12 drejtuesve politikë të Partisë Socialiste.

Rama qarkun më të madh, Tiranën ia ka besuar Erion Veliajt, Elisa Spiropalit dhe Ogerta Manastirliu. Ndërkohë që më herët ky qark drejtohej vetëm nga Erion Veliaj.

Ndërkohë nga Durrësi është larguar Ardian Çela, ndërkohë që kryesimi i listës i besohet kryebashkiakes, Emirjana Sakos.

Elisa Spiropali largohet kështu nga Shkodra që tashmë do të kyresohet nga kryebashkiaku Benet Beci.

Nga lista si drejtues politik është larguar Blendi Klosi, i cili më herët ka drejtuar Vlorë, qark i cili tashmë i është besuar Bledi Çuçit. Sakaq, tashmë Blendi Klosi do të qëndrojë vetëm Sekretar i Përgjithshëm i PS.

Taulant Balla është larguar nga Fieri, që tashmë do drejtohet nga Belinda Ballukë. Balla do të jetë drejtues politik i Diasporës, pra do të koordinoje votimin e emigrantëve, të cilët do të votojnë për herë të parë.

Një tjetër emër i vjetër që ikën nga drejtuesit politik është Damian Gjiknuri që kryesonte Elbasanin, post që tashmë i është besuar Arbian Mazniku.

Bledi Çuçi është larguar nga Berati, që tashmë i është besuar Ervin Demos, ndërsa Çuçi do të kryesojë në Vlorë.

Rama edhe një herë Lezhën ia ka besuar ministrit të Drejtësisë, Ulsi Manjës. Po ashtu të njëjtin pozicion ka ruajtur në Gjirokastër edhe ministrja, Mirela Kombaro.

Në të njëjtat hapa mbetet dhe Niko Peleshi, të cilit për të disatën herë i besohet qarku i Korçës. Po ashtu edhe Pandeli Majko në Kukës. Ndërkohë që Qarku Dibër i është besuar Blendi Goxhnes.

Kush ikën dhe kush vjen:

Ishte                                                             Vjen

Tiranë: Erion Veliaj                                          Erion Veliaj, Elisa Spiropali, Ogerta Manastirliu

Durrës: Ardian Çela                                         Emirjana Sako

Shkodër: Elisa Spiropali                                   Benet Beci

Lezhë: Lindita Nikolla                                       Ulsi Manja

Kukës: Pandeli Majko                                       Pandeli Majko

Elbasan: Damian Gjiknuri                                 Arbian Mazniku

Fier: Taulant Balla                                            Belinda Balluku

Korçë: Niko Peleshi                                          Niko Peleshi

Berat: Blendi Çuçi                                            Ervin Demo

Gjirokastër: Mirela Kumbaro                            Mirela Kumbaro

Dibër: Belinda Ballukun                                    Blendi Gonxhe

Vlorë: Blendi Klosi                                            Blendi Çuçi                                           

Drejtues Politik i Diasporës Taulant Balla

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese