Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

“Kemi numëruar 35% të votave të diasporës”, Celibashi: Trafikimi i votave në “listat e hapura” do të ndëshkohet penalisht

Shkruar nga Newsbomb
“Kemi numëruar 35% të votave të diasporës”,
Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi

Kryekomisioneri Shtetëror për Zgjedhjet, Ilirjan Celibashi në një deklaratë për mediat nga Parku Olimpik, ka bërë publike të dhënat më të fundit lidhur me numërimin e votave për kandidatët në nivel kombëtar.

Sa i përket vendimit të KAS për votat e ardhura nga Greqia, Celibashi theksoi se: “Edhe pse mund të duket e pazakontë, ende nuk kemi marrë asnjë njoftim zyrtar nga KAS për këtë çështje. Vendimi është shpallur publikisht, por do të presim arsyetimin për të kuptuar se cilat aspekte të vendimmarrjes së Komisionerit janë anuluar.”

“Janë vetëm 2 KZAZ ku akoma nuk ka përfunduar numërimi i votave, nr.36 dhe 40. Në total janë 22 qendra votimi për të dyja KZAZ-të për të cilat ne akoma nuk kemi rezultatet.

 Ndërkohë, janë 91 KZAZ ku ka përfunduar procesi i vlerësimit të votave, janë 22 ku ka përfunduar vlerësimi për kandidatët e listës së hapur dhe janë në qarkun Shkodër 2 KZAZ, Kukës 2 KZAZ, Berat 2 KZAZ, Dibër 2 KZAZ, Korçë 2 KZAZ, Gjirokastër 6 KZAZ, Vlorë 4 KZAZ dhe Tirana me 2 KZAZ. Në 81 KZAZ është duke përfunduar edhe procesi për vlerësimin e votave për kandidatët në listën shumëemërore.

Ky proces nuk ka filluar akoma në 7 KZAZ, janë 3 në qarkun e Durrësit dhe në 4 KZAZ të qarkut Tiranë për numërimin  e votave për kandidatët në listë të hapur”, deklaroi kreu i KQZ-së.

Ilirjan Celibashi, ka reaguar gjithashtu në lidhje me një denoncim të Partisë Demokratike mbi dyshimet për manipulim votash në KZAZ nr. 40, përmes asaj që njihet si fenomeni i “trenit bullgar”.

 “Nëse kjo ka ndodhur, jemi përpara një vepre penale,” tha Celibashi. “Është rasti për të pasur atë fokus që duhet, për t’i dhënë përgjigjen e merituar këtij rasti, nëse provohet se ka ekzistuar fenomeni i ‘trenin bullgar’, i futjes së fletëve të votimit nga jashtë dhe nxjerrjes së fletëve të vërteta te ai që ka sponsorizuar këtë gjë.”

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese