Hapësire reklamuese

Politikë

Kandidatët e PD shkelin Kodin Zgjedhor, hyjnë në qendra votimi (FOTO)

Shkruar nga Newsbomb
Kandidatët e PD shkelin Kodin Zgjedhor, hyjnë në qendra votimi
Pamje nga vendngjarje

Kandidatët për deputetë të Partisë Demokratike në qarkun e Fierit po shkelin Kodin Zgjedhor, teksa janë parë në qendra votimi të cilave nuk iu përkasin. 

Luan Baçi është parë pranë shkollës “Petro Sota” në Fier, ku janë vendosur qendrat e votimit numër 3024 dhe 3028. Ndërkohë që vetë Baçi voton tek qendra e votimit me numër 3033.

Po ashtu, edhe kandidatja Zana Numani ka qenë në mjediset e qendrës së votimit pranë shkollës “Andon Xoxa”, në lagjen “29 Nëntori”. 

Në bashkinë e Lushnjes, kandidati Eduard Sharka është fotografuar në disa qendra votimi.

Kandidatët ndodhen në qendra votimi të cilat nuk janë të zonës ku ata mund të votojnë, ndërsa më herët kryekomisioni Ilirjan Celibashi iu bëri bën thirrje kandidatëve për deputet që të mos paraqiten në qendrat e votimit, pasi diçka e tillë është e ndaluar nga Kodi Zgjedhor.

 

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese