Hapësire reklamuese

Politikë

Kabineti qeveritar homazhe pranë arkëmortit të Fatos Nanos

Shkruar nga Newsbomb
Kabineti qeveritar homazhe pranë arkëmortit të Fatos Nanos
Belinda Balluku ne homazhe

Ministrat e qeverisë i janë bashkuar ceremonisë mortore që po mbahet në Pallatin e Kongreseve në nderim të ish-kryeministrit të Shqipërisë, Fatos Nano. Pranë arkëmortit të liderit historik të PS-së janë vendosur kurora me lule në emër të secilit.

Fatos Nano do të mbahet mend si themelues i Partisë Socialiste, arkitekt i të majtës dhe një politikan me vizion për të ardhmen e Shqipërisë. Nano ndërroi jetë dy ditë më parë në moshën 73-vjeçare.

Ceremonia mortore shtetërore do të mbyllet me një fjalim nga kryeministri Edi Rama, i cili është dhe pasardhës i Fatos Nanos si dhe nga bashkëshortja e këtij të fundit, Xhoana Nano.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese