Ish-ministri Arben Ahmetaj ka hedhur akuza ndaj kreut të SPAK, duke thënë se Altin Dumani e ka personale me të.
“Përsa i përket vendosmërisë time për të fituar betejën ligjore kundrejt atyre që kanë shkelur në mënyrë të paligjshme derën e shtëpisë time, do të marrë reston e ligjshme. Ca ka sajuar Altin Dumani, pas nxjerrjes në pritë të Ed Ramës. Unë nuk kam gjë me partinë socialiste, por me atë që bëhet brenda saj. Duhet të bëni diferencën midis PS dhe Ed Ramës. Nuk ankohem për partinë, unë kam vetëm një ankesë për ish-kolegët e mi në ministritë e drejtësisë, alamet burra dhe gra nuk lexuan dosjen që solli Altin Dumani.
Një nga ish-kolegët e mi ka thënë bobo ca precedenti krijuam, mirë ja bënë masakarait. Lufta e tyre me sajesa kaloi në një nivel të ri. U akuza ish-bashkëshortja ime dhe bashkëshortja aktuale, për gjëra që nuk kishin lidhje. Dhe po i them logjikës së persekutimit familjar, është i vetmi vend që mua më akuzohet e gjithë familja. Persekutim familjar. Është kërcënim i hapur. Do të shkrijmë si familje.
Altin Dumani, përse e ke personale me mua, cfarë të kam bërë unë, cpunë ke ti me karshillëkun me Edi Ramën. Ai është shprehur se e ka personale me mua, nuk e di unë.
Po ta mbaj personale me mua, le ta mbaj por i sugjeroj që jo pasi është në shkelje të kodit penal, të strukturës së drejtësisë që ai përfaqëson”, tha Ahmetaj ndër të tjera në “Çim Peka live” në Syri tv.
Vijon...
