Hapësire reklamuese

Politikë

“Ka shkuar vota 500 euro”, Noka: Administrata ka zbritur në Himarë, duke dhënë tapi dhe premtuar leje për hotel

Shkruar nga Newsbomb
“Ka shkuar vota 500 euro”, Noka: Administrata ka zbritur në
Deputeti demokrat Flamur Noka

Vetëm disa minuta para mbylljes së procesit të votimit në Himarë, deputeti demokrat Flamur Noka përmes një prononcimi për mediat tha se gjatë procesit zgjedhor ditën e sotme janë kapur parregullsi dhe shkelje të cilat do i vërtetojnë duke mbledhur të gjitha faktet.

“Sot të gjithë himariotët dhe shqiptarët kanë parë një farsë, një farsë që ka nisur kohë më parë e po përfundon sot. Vetë kreu i KQZ, Celibashi e theksi se në Shqipëri kush voton e kush jo, e vendos Edi Rama. 6157 votues të Himarës iu mohua e drejta kushtetuese e votimit. Kjo ndodh vetëm në regjime e kurrë në një shtet demokratik.” – tha deputeti Noka.

Flamur Noka shtoi se sot në Himarë kanë zbritur të gjithë patronazhistët për të kërcënuar zgjedhësit.

“E gjithë administrata është këtu, duke dhënë tapi, duke premtuar leje për hotel apo gjëra të tjera. Gjithë hordhitë e pushtetit kanë zbarkuar për të tjetërsuar votën e himariotëve. Në disa zona, vota ka shkuar në 500 euro. Të gjithë janë në terren”, - tha ai.

Prej orës 07:00 të mëngjesit të kësaj të diele, 4 gusht, himariotët i janë drejtuar kutive të votimit ku dhe po shprehin vullnetin e tyre për kryetarin i cili dëshirojnë t’i drejtojë tre vitet e ardhshme.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese