Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

“Jozefinë, bashkëpunuam kundër Saliut në 2021!” Debat mes Ballës dhe Topallit, pas DEKLARATËS së fortë përgjigjet deputetja: S’të kam takuar kurrë, ke takuar Lul Bashën

Shkruar nga Newsbomb
“Jozefinë, bashkëpunuam kundër Saliut në 2021!”
Jozefina Topalli-Taulant Balla

Seanca e sotme, është shoqëruar me debate të shumta mes deputetëve të  Partisë Demokratike dhe atyre të Partisë Socialiste. Teksa Kreu i grupit parlamentar të PS Taulant Balla, ka replikuar me  deputeten Jozefina Topalli, teksa ishte duke folur për Berishën.

Ai është shpreur me ironi ndaj saj duke i thënë të mos bëjë “sikur i dhemb shpirti për Saliun”, dhe shton se në 2021-shin ajo ka bashkëpunuar me PS kundër Berishës, i cili ishte momenti kur Topalli krijoi një parti të vetën.

"Ti Jozefinë mos bëj sikur të dhemb shpirti për Saliun, në 2021 kemi bashkëpunuar bashkë kundër Saliut. Këtë pjesën ma kurse pak. Unë di shumë gjëra, si i ndani llogarinë. Ti na dole huq fare, se kujtova se do merrje ndonjë votë në Shkodër. Historia në këto 20 vjet në parlament, këto rikthimet si puna jote, Ulsiu ka një shprehje, këto rikthime si puna jote janë si ajo para asaj, thotë Manja” është shprehur Balla.

Ndërkohë kësaj deklarate i është përgjigjur “e akuzuara” Topalli e cila është shprehur se partia Socialiste sipas saj,  kontrollonte çdo lëvizje të Lulzim Bashës, teksa theksoi se kurrë nuk ka zhvilluar asnjë takim me Taulant Ballën.

"Është e njohur publike që në 2021 unë kam krijuar një lëvizje. Vura re se në krye të PD ishte njëri që ju e kontrollisht në çdo lëvizje. S’të kam takuar kurrë në jetën time, por ke takuar Bashën. Prandaj merre me vete atë. Ka qenë e vështirë për mua, por koha më ka dhënë të drejtë dhe sot jam më krenare se kurrë, të thuash të vërtetën kur të tjerët thonë të kundërtën”, iu përgjigj Topalli.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese