Drejtuesja politike e Partisë Demokratike për diasporën, Jozefina Topalli, në një deklaratë për shtyp u bëri thirrje qytetarëve që të marrin pjesë në votime.
Në fjalën e saj, Topalli shprehet se këto zgjedhje janë mundësia e gjithësecilit për të votuar, teksa falenderon emigrantët shqiptarë nëpër botë, ku thekson se vota e tyre ka bërë një kthesë historike në vend.
“Ju keni një fuqi edhe më të madhe nga çfarë ju e mendoni.
Dyert e votimit hapen njëherë në katër vite. Ju keni mundësi dhe mund të ktheheni në promovues të një kthese. Vota është përgjegjësi. Dua të falenderojë mijëra shqiptarë jashtë kufijve ku jo vetëm kanë votuar për një kthesë historike, por me mijëra kanë ardhur sot për të sjellë një mesazh për të gjithë shqiptarët", është shprehur ajo.

