Ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli ka reaguar e pikëlluar për ikjen e parakohshme nga jeta të Gerti Bogdanit. Ajo tregon takimin e fundit me politikanin demokrat dhe e përshkruan atë si një qytetar e politikan model për brezin e ri.
Topalli ka ndarë shumë vite në politikë me Gertin dhe thotë se herën e fundit e ka takuar pranë shtëpisë së saj, teksa e kishte dalluar që larg për shkak se ishte shtatëlart dhe karakterizohej nga buzëqeshja plot mirësi, e cila e shoqëronte në çdo moment.
"Heren e fundit e kam takuar Gertin afer shtepise sime. E dallova menjehere nga larg. Ai po ecte drejt meje me buzeqeshjen e tij gjithe miresi. U perqafuam. Me pyeti me zerin e tij te bute e perseri me buzeqeshje, per familjen; me foli per femijet e tij me dashurine e krenarine e nje babai te ri, e pastaj per zhvillimet e kohes…
Gerti hyn nder djemte, qe percillte vetem pozitivitet. Ai ishte model i brezit te ri. Model per politiken, model per familjen, model si individ! I fisshem, i hijshem, i mencur e gjithe pozitivitet. Nje djale i shkolluar shume mire e mbi te gjitha me edukate te vecante.
Si deputet ka qene po aq i njerezishem, korrekt, bashkepunues dhe paqesor. Gertin e kane dashur te gjithe. Nuk dua ta besoj se ai nuk ia doli. Mendoj per prinderit e tij, per femijet, per Edliren… Jam krejt e shokuar… Ngushellime familjes Bogdani", shkruan Jozefina Topalli.
Politikani demokrat dhe profesori Gerti Bogdani, ka ndërruar jetë papritur këtë të mërkurë. Ai ka qenë në ambientet e Hotel "Rogner" në kryeqytet, nën shoqërinë e kolegëve dhe miqve të tij, teksa bëhej gati për një takim zyrtar kur ka pësuar një goditje në zemër.
Fatkeqësisht, 44 vjeçari është dërguar me autoambulancë në spital por mjekët nuk kanë mundur ta rikthejnë në jetë. Gerti Bogdani ishte i martuar me aktivisten Edlira Çepani dhe baba i dy fëmijëve të mrekullueshëm, Ajrës dhe Reinartit.

