Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Jozefina Topalli nxjerr VIDEON kur socialistët ishin në opozitë dhe bllokonin Kuvendin: Askush nuk dënohej!

Shkruar nga Newsbomb
Jozefina Topalli nxjerr VIDEON kur socialistët ishin në opozitë
Pamje te publikuara nga Jozefina Topalli

Ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli ka publikuar në llogarinë e saj një video të shumë viteve më parë, kur Partia Socialiste ishte në opozitë dhe për t'u përballur me mazhorancën e djathtë të kohës, kishte përshkallëzuar aksionin opozitar në Kuvend.

Ky institucion drejtohej nga Jozefina Topalli dhe socialistët si formë reagimi bllokonin foltoren, u frynin bilbilave dhe fjalimet e tyre i mbanin me megafon në sallë.

Politikania demokrate bën një krahasim me situatën aktuale, ku për shkak të aksionit opozitar që Partia Demokratike ka zgjedhur të bëjë në Kuvendin e Shqipërisë, sot 24 deputetë u përjashtuan nga seancat dhe komisionet parlamentare nga 10 deri në 60 ditë.

"Pa koment! Asnje deputet ne kete kohe, nuk eshte denuar as me 60 dite , as me 40 dite , as me 10 dite perjashtim. Asnje nuk eshte kallezuar ne prokurori", shkruan ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli, teksa ndan pamjet e mëposhtme.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Jozefina Topalli (@topallijozefina)

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese