
Ish-kryetarja e Parlamentit të Shqipërisë, Jozefina Topalli, e cila tashmë mban rolin e drejtueses politike për Diasporën në Partinë Demokratike, ka reaguar në lidhje me lirimin kreut demokratik pas 350 ditësh arrest shtëpie, siç e quan ajo ditë padrejtësise.
“Sot është një ditë shprese”, kështu ka nisur postimi i Topallit teksa thotë se Berisha fitoi kundër regjimit kriminal falë kauzës dhe zemrës së tij të fortë. Ish-kryetarja e Parlamentit e quan këtë ditë si koha për të rikthyer në vend dinjitetin e kombit që është lodhur nga padrejtësisë.
Gjithashtu Topalli ka përshëndetur përzemërshisht të gjithë ata individtë të cilët qëndruan të palaodhur poshtë shtëpisë së Berishës për të duartrokitur këtë të fundit në fjalimet e çdo natë që i mbante nga dritarja e apartamentit të tij.
"Sot është një ditë shprese dhe vendosmërie. Pas 350 ditësh padrejtësie, Sali Berisha tregoi se kur njeriu ka të drejtën dhe guximin në zemër, as izolimi dhe as presioni nuk mund ta thyejnë.
Por kjo nuk është fundi, është fillimi. Tani është koha për të fituar kundër mafies dhe korrupsionit që ka kapur Shqipërinë. Është koha për të çliruar drejtësinë, për të mbrojtur të ardhmen dhe për të rikthyer dinjitetin e një kombi të lodhur nga padrejtësitë.
Sali Berisha, një fuqi e natyrës, edhe pse 80 vjeç, përballoi 350 ditë arrest shtëpie, pa asnjë provë dhe përballë një procesi politik të qartë për të dobësuar opozitën.
Por, edhe i mbyllur brenda katër mureve të shtëpisë, ai nuk u ndal. Nga dritarja e tij, çdo ditë, frymëzoi dhe inspiroi shqiptarët me forcën e karakterit dhe besimin se padrejtësia nuk mund të fitojë.
Berisha tregoi se kur njeriu ka një kauzë dhe një zemër të fortë, as mosha dhe as izolimi nuk mund ta thyejnë. Ai habiti miq e kundërshtarë, duke u bërë simbol i qëndresës dhe shpresës për ndryshim.
Një mirënjohje e thellë shkon për ata qytetarë të guximshëm që për 350 ditë, në shi dhe diell, protestuan para shtëpisë së tij, duke qëndruar në krah të së drejtës dhe kundër padrejtësisë. Ky solidaritet është dëshmia se fuqia e popullit është më e madhe se çdo regjimi i korruptuar.
Shqipëria ecën përpara me njerëz që nuk dorëzohen!
Faleminderit, Sali Berisha, për kurajon dhe frymëzimin. Beteja vazhdon!" shkruan Topalli në postimin e saj.