Hapësire reklamuese

Politikë

“Ishte ndryshe nga të tjerët”, Rama ndërpret takimin pas lajmit të bujshëm për vdekjen e Papa Françeskut: Më çonte vazhdimisht mesazhe

Shkruar nga Newsbomb
“Ishte ndryshe nga të tjerët”, Rama ndërpret takimin
Edi Rama dhe Papa Francesku

Kryeministri dhe njëherësh dhe kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama ka ndërprerë takimin me gratë dhe vajzat socialiste në Kavajë. Kjo ndërprerje ka ardhur pas lajmit të trishtë për ndarjen nga jeta të Papa Françeskut.

Gjatë fjalës së tij, Rama i trishtuar për këtë lajm ka risjellë vizitën që Papa Françesku bëri në vitin 2014 në vendin tonë. Për kryeministrit, por jo vetëm,  ai ishte një Papë ndryshe nga të tjerët

“Më çonte vazhdimisht mesazhe. Më vjen keq. Ai zgjodhi ta vizitonte Shqipërinë të parin vend jashtë Vatikanit që vizitoi pasi u zgjodh Papë.

Pas një takimi që patëm së bashku, një takim të paharueshëm. Në Shqipëri kaloi një ditë që ai e konsideronte të paharrueshme dhe tha dhe atë fjalën e paharrueshme se: 'Shqipëria nuk ka harmoni fetare, por ka vëllazëri fetare'. Ishte një Papë ndryshe nga të tjerët dhe besoj që kam mirëkuptimin tuaj ta nderoj me një minutë heshtje dhe ta mbyllim këtu takimin”, tha Rama.

Pak pas mbylljes së takimit në Kavajë, kreu i qeverisë ka ardhur dhe me një postim në rrjetet sociale.

“Lamtumirë, At i Shenjtë, mik i madh e i paharrueshëm i Shqipërisë”, shkruan Rama.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese