Ish-deputeti Ervin Salianjii ka votuar pak minuta më parë në burgun e Fierit.
Pasi hodhi votën e tij, Salianji foli dhe për mdediat nga ku bëri edhe thirrje për qytetarët që të dalin në votime dhe të votojnë Partinë Demokratike dhe opozitë.
"Unë mbështes PDn dhe opozitën, dhe vota e çdo qytetari sot duhet të shkojë për PD. Vota për PD dhe opozitën është vota e duhur për këto zgjedhje.
Nuk ka diskutim që të gjithë kandidatët janë me diferencë dhe më me itengritet dhe profesionist si përqaqëuses të qytetarëve, por vota e cdo qytetari sot duhet të shkojë për PD. Ka aty një numër të madh kandidatësh ku cdo votues mund të gjejë veten e vet. Më ka munguar fushata, padiskutim.
Kufizimi që më është bërë jo vetëm fizik duke më marrë peng apo burgosur, por duke më marrë edhe mandatin, dhe duke më privuar nga pasioni i im i madh është një mungesë e madhe. Vota masive, votoni. Unë asnjëherë nuk ka thënë paraprakisht si del rezultati, por gjithmonë kam fituar. Këtu jam i kufizuar, nuk ka mundësi kontakti.", tha Salianji.

