Hapësire reklamuese

Politikë

Ilirjan Celibashi njofton kandidatët për deputet të listës së hapur për çdo ankesë: Nuk do lejohen “trafikimi” i votave

Shkruar nga Newsbomb
Ilirjan Celibashi njofton kandidatët për deputet të listës
Ilirjan Celibashi

Kryetari i Komisonit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, u ka bërë një komunuikim kandidatëve për deputet të listës së hapur, në lidhje me shqetësimet që këta të fundit kanë ngritur me numërimin e votave.

Celibashi shpreh se KQZ ka marrë të gjitha masat e duhura për të mos lejuar, sipas tij 'trafikimin' e votave për kandidatët e 'listës së hapur' të çdo subjekti.

Gjithashtu, kreu i KQZ shpreh se kanë regjistruar pamjet filmike të procesit të numërimit, si dhe çdo njeri do të mbaj përgjegjësi për çdo shkelje nga ana e tyre.

Postimi i tij:

Nisur nga disa shqetësime për integritetin e numërimit dhe vlerësimit të votave parapëlqyese, siguroj që KQZ ka marrë të gjitha masat organizative, njerëzore dhe ato teknike për të mos lejuar 'trafikimin' e votave për kandidatët e 'listës së hapur' të çdo subjekti.

KQZ ka regjistruar dhe ka pamjet filmike të procesit të numërimit dhe të vlerësimit të votave për partitë politike dhe koalicionet.

Nëse në procesin e numërimit dhe vlerësimit të votave për kandidatët në 'listën e hapur' do të konstatohen mospërputhje tek çfarë rezulton në pamjet filmike me atë çfarë do të rezultojë në procesin e vlerësimit të votave për kandidatin, atëherë numëruesit apo komisionerët përgjegjës për këtë rast do të përgjigjen penalisht për shkeljen e rëndë të integritetit zgjedhor.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese