Hapësire reklamuese

Politikë

Ilir Meta urim zemre nga qelia për Berishën: E dija që kur u shpalle "Non Grata" ajo fletërrufe u hartua nga Edi Rama

Shkruar nga Newsbomb
Ilir Meta urim zemre nga qelia për Berishën: E dija që kur u
FotoArkiv/ Meta - Berisha

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka uruar ish-kyreministrin Sali Berisha për lirimin e tij nga arresti shtëpiak. Në një reagim nga qelia, Meta ka rikthyer një postim të bërë në vitin 2021, kohë kur mbahten postin e Presidenit të Republikës, kur ndaj Sali Berishës u vendos “Non Grata”.

Ai thotë se gjithnjë ka qenë i bindur se ajo “fletërrufe u hartua kundër tij nga Edi Rama, Sorosi, Charles McGonigal, Rossini dhe Mcgonigalët e tjerë për të shkatërruar pluralizimin politik për qëllime korruptive dhe helmuar marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe SHBA”.

Po ashtu i ka dhënë meritat për vendimin Gjykatës së Strazburgut, e cila e ka klasifikuar rastin "Berisha" si "leading case".

“Përshëndetjet më të përzemërta për liderin e Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha dhe urime për të gjithë qytetarët që duan dhe meritojnë një shtet të së drejtës!

Në veçanti, dua të përshëndes Prof. Dr. Berishën me deklaratën time, si President i Republikës, të bërë më 22 maj 2021, kur ai u shpall “non grata”, sepse gjithmonë kam qenë i bindur se ajo fletërrufe u hartua kundër tij nga Edi Rama, Sorosi, Charles McGonigal, Rossini dhe Mcgonigalët e tjerë për të shkatërruar pluralizimin politik për qëllime korruptive dhe helmuar marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe SHBA.

Mirënjohje të jashtëzakonshme edhe për Gjykatën e Strazburgut, që si asnjëherë tjetër, e ka klasifikuar rastin "Berisha" si "leading case", pra të rëndësishëm dhe e kanë komunikuar shumë shpejt këtë njoftim, pa pritur shterim të gjykatave të brendshme.

Desorosifikimi drejtësisë dhe shoqërisë tonë është një emergjencë kombëtare për të rivendosur shtetin e së drejtës dhe mbrojtur interesat kombëtare,” shkruan Meta.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese