Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Ilir Meta nuk lë vetëm Berishën, gjen mënyrën për të “shkruar” në protestë

Shkruar nga Newsbomb
Ilir Meta nuk lë vetëm Berishën, gjen mënyrën për
Ilir Meta dhe Sali Berisha

Ilir Meta ka bërë gati një audio që të të jepet gjatë protestës që sapo ka nisur në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Pra, pavarësisht se i burgosur, kryetari i partisë së Lirisë do të jetë virtualisht në protestë, duke treguar mbështetjen dhe përkrahjen për aleatin e tij, Sali Berisha.  

Sakaq, kanë nisur të grumbullohen pak nga pak protestuesit e parë që do të marrin pjesë në protestën kombëtare. Ndërkohë, policia ka marrë masat e nevojshme për të evituar incidentet e mundshme. Porta hyrëse e Kryeministrisë është veshur me veshje metalike, ndërsa janë vendosur edhe megafonë.

Duke marrë shkas edhe nga trazirat e mëparshme nga opozita, pranë Kryeministrisë është vendosur një mjet zjarrfikës dhe një autobot me ujë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese