Ilir Meta nuk i ka ndalur akuzat ndaj kreut të SPAK, Altin Dumani dhe kryeministrtit Edi Rama.
Sipas tij, Dumani është 4 vite me vonese pasi nuk po arreston Ramën dhe Veliajn, të cilët i etiketon si përgjegjës për aferën e inceneratorëve.
"Inceneratorë nuk ka. Gjithë shteti është 5D. Erion Veliaj është me 4 vjet vonesë që nuk është në burg. Boll. Ka vjedhur publikisht e zeza në të bardhë. Ka futur në borxh gjithë Tiranën dhe gjithë qarkun. DumDumani thotë nuk e bllokoj kam hallin e arbitrazhin. Kur ke hallin e arbitrazhit o DumDuman pse nuk arreston Ramën dhe Veliajn," shprehet Meta.
Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta thotë se ka ardhur koha që kryeministri të paguaj për gjithçka ka bërë, pavarësisht se Dumani nuk vepron.
PJESË NGA FJALIMI I ILIR METËS:
“Të gjithë duhet të dijmë që Rama mbështet financohet në Uashington në Bruksel nga armiqtë më të egër të Shqipërisë që të rijë këtu për t’i ngulur thika Kosovës që nga Ballkani i Hapur. Ai nuk bën gabime rastësisht. Mos harroni çarë tha në Kuvendin e Kosovës në ceremoni e 10 vjetorit. Shikonte që Shqipëria e Kosova të kishte një president të përbashkët. A nuk ishte ky si kryeministër që hodhi në gjyq kryeministrin e Kosovës në detyrë në atë kohë Haradinajn. A nuk ishte ky i vuri sanksione Kurtit përpara se t’ia vinin të tjerët.
A nuk ishte ky horr që i bënte presion Kosovës. A ka ndonjë njohje Kosova sa ka qenë ky? A e dini ju që Maqedonia eksporton 57% të PDBB, ne eksportojmë 8 % më pak se para 10 vitesh. Ky me narko kullat e tij i ka vënë kazmën bujqësisë me qëllim, kazmën prodhimit vendas, po falimenton fabrikat. Ndaj është koha të ngrihemi. Dëgjova për ndërkombëtarët. Siç ka dhe McGonigal ka dhe nga ata që e arrestojnë. Ata që mbështesnin diktatorin Marcos i thanë merr helikopterin dhe ik. Mos harrojmë si e paketuan Noriegën.
Ti tregojmë ndërkombëtarëve që jemi me dinjitet, nuk e hamë presionin. Një pensionist shqiptar në Velipojë merr sa 1/3 e pensionistit në Mal të Zi. Po e mbyll me regjimin e DumDumanit. Dëgjoj që thonë: uu e arrestuan Ilir Beqaj, uu edhe Artan Lame, DumDumani është 4 vjet me vonesë që nuk ka arrestuar Ramën, me vetëdije ka firmosur 17 vendime qeverie. E zeza mbi të bardhë. Kanë qenë ministra që i kanë kundërshtuar këto vendime.
Inceneratorë nuk ka. Gjithë shteti është 5D. Erion Veliaj është me 4 vjet vonesë që nuk është në burg. Boll. Ka vjedhur publikisht e zeza në të bardhë. Ka futur në borxh gjithë Tiranën dhe gjithë qarkun. DumDumani thotë nuk e bllokoj kam hallin e arbitrazhin. Kur ke hallin e arbitrazhit o DumDuman pse nuk arreston Ramën dhe Veliajn. Pse nuk e ka hallin e arbitrazhit Rama që me aferën e Portit të Durrësit ka çuar në arbitrazh gjithë ato kompani gjermane. Ka ardhur koha ti paguaj të gjitha Rama. Të bashkuar të vendosemi në një rrugë pa kthim.”

