Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Ilir Meta nga Tirana i bën thirrje shqiptarëve të Kosovës: Na ndihmoni të shporrim Edi Ramën

Shkruar nga Newsbomb
Ilir Meta nga Tirana i bën thirrje shqiptarëve të Kosovës:
Ilir Meta

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, nga podiumi i protestës i ka bërë thirrje vëllezërve kosovarë që t’i bashkohen për të shporrur kryeministrin Edi Rama nga qeveria.

Gjatë fjalës së tij, Meta listoi të gjitha arsyet, që sipas tij, kryeministri Rama duhet të largohet njëherë e mirë nga pushteti.

I ndalur te situata politike në Kosovë, Meta tha se me ardhjen e Ramës në pushtet vëllezërit kosovarë kanë pasur vetëm humbje pasi kreu i qeverisë shqiptare ka punuar për të mirën e presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

“Meqënëse takova edhe vëllezër nga Kosova i bëj thirrje shqiptarëve  të Kosovës të bashkohemi për të shporur armikun më të flliqur të Kosovës që quhet Edi Rama”, tha Meta, teksa më tej theksoi se drejtësia, SPAK, është në duart e kryeministrit Edi Rama.

“Ky e ka bazuar pushtetin e tij kriminal te dumdumanët të cilët thonë se afërmend që gjykatat do të vendosnin atë që kërkojmë ne prokuroria. Turp për çdo opozitar që i bën pulse spakut, ose ka ndonjë hall me spakun ose ka hall që si japin vizën pë të shkuar gjëkundi.

Duhet të mblidhemi të gjithë ti vëmë vizën njëherë e mirë këtij regjimi. I cili i ka shndërruar fëmijët në analfabetë siç e tregoi dhe testi i fundit. Që kur u çlirua Kosova armiqtë tanë ndoqën një politikë shumë të mençur dhe ne nuk arritëm në kohë të kuptonim strategji e cila lexohet qartë nga kushdo. U përpoqën ta marrin kalanë nga brenda me kalin e trojës që është jo zot i kësaj loje, ai është sllav i tyre në shërbim të interesave të tyre.

Ai është armiku më i madh i Kosovës. Nuk ja ka bërë kurrë Vuçiç atë dëm Kosovës në këto 11 vite siç e ka bërë Edi Rama për llogari të Vuçiçit. Meqënëse takova edhe vëllezër nga Kosova i bëj thirrje shqiptarëve  të Kosovës të bashkohemi për të shporrur armikun më të flliqur të Kosovës që quhet Edi Rama. Të gjithë duhet ta dinë se Rama mbështetet financohet në Uashington e Bruksel dhe kudo nga armiqtë më të egër të Shqipërisë për ti ngulur thika Kosovës. Që nga Ballkani i hapur dhe çdo tjetër”, tha Meta ndër të tjera.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese