Hapësire reklamuese

Politikë

“Ik se të zhduka”, kandidati i PD-së akuzon kreybashkiakun e Kamzës: E gjithë administrata e Rakip Sulit presion votuesve

Shkruar nga Newsbomb
“Ik se të zhduka”, kandidati i PD-së akuzon kreybashkiakun
Migena Habibi dhe Rajmonda Lacka

Ditën e sotme një video u shpërnda në media, ku Rajmonda Laçka, sekretare e kryebashkiakut Rakip Suli, dhe Migena Habibi, nënkryetare e Bashkisë Kamëz, janë kapur duke ndaluar qyetarët, ku supozohet se ushtronin presion në lidhje me votën e tyre, duke u thënë "Ik se të zhduka".

Kandidati i Partisë Demokratike për qarkun e Kamzës, Arjan Hoxha, ka nxjerrë detaje të reja në lidhje me videon e shpërndarë për sekretaren e kryebashkiakut Rakip Suli.

Arjan Hoxha është shprehur për "Syri Tv" se e gjithë administrata e bashkisë ndodhet në çdo qendër votimi përgjatë gjithë ditës së sotme , ku sipas tij janë përpjekur të ushtrojnë presion ndaj votuesve në lidhje me zgjedhjen e tyre.

Gjithashtu, Hoxha thekson se ka njoftuar kryetarin e KZAZ-it, Eni Bistri, por sipas tij ky i fundit nuk marrë asnjë masë dhe është detyruar që pjesëtari i grupit të tij të bëj video.

“Videoja u regjistrua nga një pjesëtar i ekipit tim. Bëhet fjalë për QV e ngritur tek ish kopshti në qendër Kamëz. Njëra ishte sekretarja e Rakip Sulit, Rajmonda Lecka e tjetra punonjëse e policisë bashkiake. Ata janë pjesë e administratës së procesit zgjedhor. Në shkelje të hapur me ligjin bëjnë fushatë për PS-në.

Ky nuk është rast sporadik. Gjatë gjithë ditës së sotme e gjithë administrata e bashkisë ndodhet në çdo QV, brenda ambienteve të tyre në shkelje të hapur të Kodit Zgjedhor duke u përpjekur të intimidojnë e ushtrojnë presion mbi votuesit. Kam njoftuar me telefon kreun e KZAZ Eni Bistri por ai nuk mori asnjë masë. Dhe duke parë që ai nuk mori asnjë masë, pamjet filmike i denoncova.

Eni Bistri është dhe punonjës i bashkisë së Rakip Sulit. Gjatë gjithë ditës qytetarët ankohen se janë nënprension të administratës së Kamzës dhe patronazhistëve”, është shprehur ai.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese