Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

I veshur sportiv dhe me atletet me numrin 5, Edi Rama shkon në selinë e Partisë Socialiste; Ja kur pritet të mbajë fjalimin e fitores

Shkruar nga Newsbomb
I veshur sportiv dhe me atletet me numrin 5, Edi Rama shkon në selinë
Edi Rama jashte ambienteve te selise blu

Kryeministri Edi Rama mesditën e kësaj të marte ka shkuar në selinë qendrore të Partisë Socialiste, ndërkohë që jashtë saj e prisnin me kuriozitet gazetarët.

Kreu i qeverisë, i cili nga rezultatet e deri tanishme ka arritur të sigurojë një tjetër mandat 4-vjeçar, ka refuzuar që të japë koment për mediat.

I pyetur nga gazetarët për një prononcim mbi ecurinë e zgjedhjeve, kryesocialisti u shpreh se do të presë deri në përfundimin e procesit të numërimit të votave.

 “Të mbarojnë njëherë zgjedhjet, pastaj”, tha Rama shkurtimisht.

Ndërkohë që burime për newsbomb.al bëjnë me dije se fjalimi i fitores nga kryeministri Edi Rama do të mbahet ditën e nesërme. Nga të dhënat e deri tanishme Partia Socialiste ka marrë 708.648 vota, ndërsa Partia Demokratike 466.482 vota.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese