Hapësire reklamuese

Politikë

I shoqëruar nga bashkëshortja, voton presidenti Bajram Begaj: Proces i rëndësishëm për vendin dhe demokracinë

Shkruar nga Newsbomb
I shoqëruar nga bashkëshortja, voton presidenti Bajram Begaj: Proces i
Bajram Begaj

Prresidentii Bajram Begaj ka votuar në Tiranë, në kuadër të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit. Kreu i shteti ishte i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, votoi në njësinë nr 3, “Kongresi i Lushnjës”.

Ndërkohë, duke folur për mediat, Begaj e cilësoi një ditë të rëndësishme për vendin dhe demokracinë. Presidenti theksoi faktin se këto zgjedhje janë më të veçanta, pasi kemi hapur negociatat me BE-në dhe për herë të parë voton diaspora. 

"Është një proces i qetë, proceset zgjedhore janë të rëndësishme për qytetarët për vendin dhe demokracinë, por kjo e sotmja është e rëndësishme pasi kemi hapur negociatat dhe për herë të parë voton diapsora.

Qytetarët duhet të shprehin lirinë e tyre pa presion që zëri i tyre të dëgjohet, po kështu duhet te jetë procesi i numërimit.", u shpreh Begaj. 

 

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese