Hapësire reklamuese

Politikë

I ati iu arrestua për korrupsion zgjedhor, kandidatja e PSD-së: Kam qenë 12 vite me PS, ata e dinë që unë s’blej vota! Familja ime është e respektuar

Shkruar nga Newsbomb
I ati iu arrestua për korrupsion zgjedhor, kandidatja e PSD-së: Kam
Limonera Bozha

Kandidatja e Partisë Socialdemokrate, Limonera Bozha, ka reaguar pas arrestimit të babait të saj, i cili përgjatë natës u ndalua me urdhër të Prokurorisë së Posaçme për korrupsion zgjedhor.

Kandidatja e Partisë Socialdemokrate Limonera Bozha ka reaguar sërish pas njoftimit të Policisë se babai i saj, shtetasi me ininciale P. B., 63 vjeç, banues në fshatin Portëz është arrestuar për veprën penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”.

Në një deklaratë për mediat, Bozha, e cila për 12 vite me radhë ka qenë pjesë e Partisë Socialiste, ndërkohë që në zgjedhjet e 11 majit kandidoi në logon e PSD-së, u shpreh se asnjëherë nuk ka blerë vota, as kur ishte pjesë e socialiste dhe as tani.

“Thotë që akuzohet për blerje votash është e pavërtetë 100% kjo gjë e kam thënë edhe në një intervistë tjetër se kam qenë 12 vite pjesë E PS dhe nuk kam blerë kurrë vota për ata dhe nuk ble vota për asnjë. Unë jam një vajzë e qytetit të Fierit, babai im është shumë i respektuar ka ardhur të mbështesë vajzën e tij, po kurrë në asnjë moment nuk është folur dhe menduar që të blihen vota. Është një shpifje ndaj meje dhe familjes time”, ka thënë ajo.

Ndërkohë që kujtojmë se më herët Bozha akuzoi dhe drejtoi gishtin për arrestimin e të atit nga “ish-kolegët” e saj socialistë, por pa dhënë emra të përveçëm.

“Unë shpresoj që të funksionojnë ligjet sepse kjo është një formë shumë e shëmtuar. Personalisht unë kam qenë pjesë e PS për 12 vite kështu që indirekt ata që nuk janë të kënaqur me zgjedhjen time më 12 mars duke kaluar si kandidate janë pikërisht ata të PS pa dashur të them emra të përveçëm, por kjo është një gjë shumë e shëmtuar”, tha ajo.

“Si rezultat i një hetimi njëmujor, në drejtimin e SPAK, dokumentohet një rast i blerjes së votave. Vihet në pranga autori.

Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare ekzekutuan urdhrin e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, për ndalimin e shtetasit P. B., 63 vjeç, banues në fshatin Portëz, për veprën penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”.

Nga hetimet dyshohet se gjatë një muaji, ai iu ka dhënë shuma parash, shtetasve të ndryshëm, me qëllim blerjen e votave në favor të kandidates së një subjekti politik”, njoftoi policia zyrtarisht ditën e sotme.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese