Drejtuesi politik i Partisë Demokratike në Fier, Gazment Bardhi, duket se është dorëzuar pasi PD shënoi një humbje të thellë në zgjedhjet e 11 Majit.
Përmes një statusi në rrjete sociale Gazment Bardhi justifikohet për humbjen duke thënë se kishte përballë një bandë qeveritarësh.
Gazment Bardhi shprehet se kishin përballë një bandë ministrash dhe drejtorësh të korruptuar që përdorën shtetin dhe krimin e organizuar për të ruajtur pushtetin.
Sakaq, Gazment Bardhi thekson se do të qëndrojnë të panënshtruar sepse Shqipëria ka nevojë për njerëz të lirë.
Statusi i plotë i Gazment Bardhit
Një falenderim zemre
Me zemër të thyer se zgjedhjet e 11 Majit nuk ia dolën të shprehin vullnetin real të qytetarëve, dua të falenderoj me përulësi të gjithë ata demokratë dhe mbështetës të opozitës që i besuan votën Partisë Demokratike!
Në qarkun e Fierit, ne ishim njerëzit e lirë përballë një bande ministrash dhe drejtorësh të korruptuar, që përdorën shtetin dhe krimin e organizuar për të ruajtur pushtetin!
Ju falenderoj me zemër për qendresën dhe besimin! Një falenderim të veçantë për strukturat e Partisë Demokratike, komisionerët, vëzhguesit dhe numëruesit e palodhur!
Ne do të qendrojmë së bashku të panënshtruar sepse Shqipëria ka nevojë për njerëz të lirë!
