Ashtu sikurse edhe pothujse shumica e vendeve në Shqipëri, edhe Mallakastra në zgjedhjet e 11 Majit ka vendosur që të shkojë me Partinë Socialiste.
Pas mesnatës ka përfunduar numërimi i votave edhe në këtë zonë dhe nga të dhënat e afishuara nga KQZ rezulton se socialistët kanë “mundur” demokratët me një diferencë të frikshme votash, plot 7 mijë.
Partia Socialiste ka arritur që të marrë 9000 mijë vota, ndërkohë që Partia Demokratike vetëm 1900.
Nga 49 qendrat e votimit që ishin në total rezultoi se socialistët fituan 73.34% të votave, të ndjekur më pas nga Partia Demokratike me 19.39% të votave, ndërkohë që në vend të tretë u radhit Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet me 287 vota ose thënë ndryshe me 2.34%.
Pas përfundimit të numërimit të votave, mallakastriotët kanë shpërthyer në festë, ndërkohë që rreth orës 08:00 të kësaj të marte pritet të filloij edhe numërimi i votave për kandidatet.

