Hapësire reklamuese

Politikë

"Human, demokrat dhe vizionar", ish-zëvendëskryeministri në arrati për Fatos Nanon: U prehsh në paqe mik i shtrenjtë

Shkruar nga Newsbomb
"Human, demokrat dhe vizionar", ish-zëvendëskryeministri
Fatos Nano dhe Arben Ahmetaj

Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj edhe pse në arrati nuk ka harruar të shprehë ngushëllimet për ish-kryeministrin Fatos Nano i cili u nda nga jeta ditën e sotme në moshën 73-vjeçare.

Arben Ahmetaj shprehet se Fatos Nano ishte një mik i shtrenjtë për të, vizionar, human e demokrat. Ahmetaj thekson se Fatos Nano la trashëgiminë e një tentative serioze dhe të sinqertë të liberalizimit të një shoqërie të frustruar nga frika, intriga dhe terrori.

Statusi i plotë i Arben Ahmetajt

Fatos Nano la trashëgiminë e një tentative serioze dhe të sinqertë të liberalizimit të një shoqërie të frustruar nga frika dhe intriga e terrori.

Fatos Nano tentoi, diku-diku dhe i vetëm të referonte diturinë në themel të një shoqërie.

Shumëkush gatoi, hëngri e “ndërtoi” mbi liberalizmin dhe dashurinë e tij për "armiqtë", i vetëçarmatosur nga thikat edhe ditën e tij të “Zeusit” të vdekshëm.

Human, demokrat dhe vizionar!

Mik i shtrenjtë për mua!

U prefsh në paqe!

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese