Në një ditë zie kombëtare, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, së bashku me bashkëshorten e tij, Linda Rama, mori pjesë në homazhet në Pallatin e Kongreseve për të nderuar figurën historike të Fatos Nanos, ish-kryeministrit dhe liderit që i dha formë dhe identitet Partisë Socialiste.
Kryeministri Rama qëndroi pranë arkëmortit, duke i dhënë nderin e fundit njërit prej figurave më të rëndësishme të historisë politike shqiptare.
Nano, do të mbahet mend si lider vizionar, reformues dhe demokratizues i PS, njeriu që i dha forcë dhe konsistencë politikës socialiste në dekadat e tranzicionit.
Ai ishte edhe mentori i Ramës, duke i lënë stafetën për të udhëhequr partinë dhe vendin, dhe për të çuar përpara vizionin e transformimit të Shqipërisë.

