Hapësire reklamuese

Politikë

Habit Andi Bushati: Partia Demokratike i ka humbur zgjedhjet dhe ata e dinë, por kanë hallin...

Shkruar nga Newsbomb
Habit Andi Bushati: Partia Demokratike i ka humbur zgjedhjet dhe ata e
Analisti Andi Bushati

Analisti Andi Bushati thotë se në Partinë Demokratike thellë-thellë e dinë që i kanë humbur këto zgjedhje, por nuk duan ta pranojnë sepse kanë hallin se mos zhgënjejnë 5 mijë komisionerët e angazhuar në grupet e vëzhgimit dhe numërimit.

"Ambiguiteti i PD, thellë-thellë e dinë se ç’ju kanë bërë, por kanë hallin mos demotivohen numëruesit. Ata bëjnë gabimin e madh që i vënë fytyrën një paradoksi ligjërimi publik për 5 mijë komisionerë.

Këta vetëm po të jenë çmendur t'i njohin këto zgjedhje. Në Parlament të rrinë, por ti pranosh këto zgjedhje si legjitime…

E kuptoni skandalin që ka ndodhur sot? Për herë të parë, SPAK i anglo-euro-amerikanëve, sapo ka certifikuar me task forcën një vjeçare, që Shqipëria zhvillon zgjedhje pa blerje vote, pa manipulim, pa blerje të bandave. Sipas SPAK, këtu zgjedhjet janë brilante", tha Bushati në emisionin "Të Paekspozuarit".

Sipas përditësimit të fundit nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ora 02:30, janë numëruar 219 kuti votimi nga 5225 kuti në total dhe bie në sy një epërsi e thellë e Partisë Socialiste. 53.46% të votave janë marrë nga PS dhe 34.56% të votave nga PD.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese