
Dhëndri i Sali Berishës, Jamarbër Malltezi ka reaguar mbi lirimin e vjehrrit të tij pas 11 mujash arrest shtëpiak. Teksa e cilëson Berishën një shkollë burrërie, Malltezi thotë që asnjë përballje me të keqen nuk mund ta rrëzojë të vërtetën.
Postimi i plotë i Jamarbër Malltezi:
34 vjet që e sulmojnë nga shpifjet e sigurimit kur shkruajti i pari disa të vërteta të hidhura ndaj rregjimit kur ishte ende ne fuqi komunizmi, deri tek goditjet dhe granata e hedhur në Shkallnur. Burim frymëzimi dhe shkollë burrërie, qëndrese dhe përballje me të keqen pavarësisht çmimit. Me Zotin përpara dhe të vërtetën me vete nuk ta ndien për çdo përballje.
Kujtojmë që Malltezi ndodhet momentalisht nën masën e sigurisë “arrest shtëpie” pasi akuzohet për “Korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë ose të zgjedhurve vendorë” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale” që lidhen me privatizimin e ish-klubit Sportiv Partizani.